Aliu: Filluan aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e disa pjesëve të spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në kuadër të takimit të sotëm të punës me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, Sinisha Stojanoski, riafirmuan përkushtimin për përmirësim të vazhdueshëm të trajtimit të pacientëve dhe kushteve të punës për personelin shëndetësor.

Gjatë vizitës, siç njofton Ministria e Arsimit, Stojanoski e informoi ministrin se tashmë kanë filluar aktivitetet ndërtimore për rikonstruktimin e pjesës kirurgjikale dhe çatisë së spitalit.

“Sot, në vendngjarje, së bashku me drejtorin bëmë një inspektim të spitalit. Ky institucion përfaqëson një shtyllë të shëndetësisë sekondare dhe është me rëndësi strategjike. Tashmë kanë filluar aktivitetet ndërtimore për rikonstruktimin e pjesës kirurgjikale me një sipërfaqe totale prej 2000 metra katrorë, që përfshin shtatë salla operacioni, njësi për kujdes intensiv, hapësira ndihmëse, si dhe është përfshirë edhe konstruksioni i çatisë së këtij institucioni. Me këtë, ndjeshëm do të ngrihet niveli i shërbimeve shëndetësore që i ofrojmë për qytetarët tanë”, theksoi ministri Aliu.

Nga Ministria njoftojnë se spitali po përforcohet edhe në aspektin kadrovik me nëntë specialistë privatë, për punësimin e të cilëve janë duke u zhvilluar procedurat ligjore.

Advertisement

The post Aliu: Filluan aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e disa pjesëve të spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy