Ministri i Shëndetësisë sot iu drejtua Simpoziumit të Odave të Mjekëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili po mbahet në Shkup në organizim të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues nga disa vende evropiane.

“Zbatimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi ka me të vërtetë një potencial të madh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Jo më pak e rëndësishme është edhe tema për planifikimin dhe menaxhimin e kuadrit shëndetësor, pasi ai është burimi më i rëndësishëm në shëndetësi,” theksoi ministri Aliu.

Ai shtoi se pret që përfundimet nga ky Simpozium të gjejnë zbatim praktik në të ardhmen.

“Jam i bindur se ky Simpozium do të kontribojë në kushte më të mira pune për mjekët dhe trajtim më cilësor për pacientët,” përfundoi Aliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Aliu: Inteligjenca artificiale ka potencial të madh për përparimin e shëndetësisë appeared first on Telegrafi.