
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu paralajmëroi se ndërtimi i spitalit të Kërçovës nis pas tre muajve, pas vendimeve të sjella ditë më parë nga Qeveria.
Aliu tha se janë ndarë 18 milionë euro, ndërsa për rikonstruimin e spitalit të Tetovës dhe ndërtimin e dy reparteve të reja tha se do të kushtojë 40 milonë euro.
“Procedura është si vijon: ne kemi kaluar këtë rritjen e buxhetit, tani presim nga institucionet financiare në botë që të aplikojë për këtë kërkesë që ne e bëjmë si shtet, kjo zgjatën dy javë, pas dy jave do të kemi nga të gjithë institucionet, ato mund të jenë banka komerciale mund të jenë fonde, pastaj do të shohim se kush është oferta më e përshtatshme për shtetin, do të lidhet kontrata dhe do të fillohet”, tha ministri Aliu
Ai premtoi dhe zgjidhjen e problematikës së punonjësve shëndetësorë me kontrata, mirëpo nuk përmendi kohë se kur mund të gjindet një zgjidhje e tillë.
The post Aliu: Ndërtimi i spitalit të Kërçovës do të fillojë për tre muaj appeared first on Telegrafi.