Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në intervistë për Radio Evropën e Lirë tha se nëse edhe ministria që ai e drejton do të jetë pjesë e rikonstruimit qeveritar, vendos kryeministri dhe qeveria.

Aziri tha se ka dëshmuar se profili i tij edhe si ekspert edhe si njeri është të punojë maksimalisht dhe të përkushtohesh aty ku ndodhet për momentin.

“Besoni se kjo pjesë, duke pasur parasysh se nuk varet nga unë, sepse ne kemi infrastrukturë, kemi qeveri politike, kemi kryeministër që vendos për rikonstruksionin e Qeverisë. Dhe kjo varet nga profili i çdo ministri. Vlerësoj se pas analizës së profileve dhe e proceseve që janë përfunduar dhe janë në proces, Qeveria dhe në këtë rast kryeministri do të duhet të vendosin për atë rikonstruksion, ndërsa unë si ministër vazhdoj me proceset dhe detyrat e mia deri sa të jem ministër në këtë institucion”, tha mes tjerash Aliu .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";