Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi takim me dr. Sashko Kedev, ku u shkëmbyen informacione në lidhje me pretendimet se janë kryer ndërhyrje të panevojshme kardiokirurgjikale tek pacientët në spitalet private.
Siç njoftojnë nga MSH, ministri Aliu në takim rikujtoi se do të dërgohet një shkresë me të cilin të gjitha institucionet shëndetësore private do të obligohen që nga 15 shtator të informojnë Ministrinë, përkatësisht Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, për të gjitha kontrollet dhe ndërhyrjet e kryera (Termini im).
“Ministria e Shëndetësisë është e hapur për bashkëpunim me të gjithë palët e përfshira dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që kanë ndonjë informacion për parregullsi të mundshme në sistem, të drejtohen menjëherë në Ministri”.
“Transparenca është një nga shtyllat kryesore të punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka rëndësi thelbësore për përmirësimin e proceseve në sistem”, thonë nga MSH.
The post Aliu: Prioritet është integrimi i të dhënave nga institucionet shëndetësore private në Termini im appeared first on Telegrafi.