Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu ka njoftuar se Maqedonia e Veriut nga sot do të ketë pozicion orbital të sigurt, ndërkaq ka paralajmëruar se hapi i radhës do të jetë lançimi i satelitit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ka nënshkruar aktin e marrjes së pozitës së orbitës të Maqedonisë së Veriut.

“Pozicioni ynë Orbital është i sigurt që nga sot, hapi tjetër është lançimi i Satelitit. Me kënaqësi ndaj lajmin e madhe me ju, se sot në agjendën e Konferencës Botërore të Radio komunikacionit të ITU-së (WRC-23), fimosa Aktin Përfundimtare për marrjen e pozitës në orbitë të Maqedonisë së Veriut. Me nënshkrimin e Akteve Përfundimtare, përcaktohet mënyra e përdorimit të përbashkët të spektrit të radio frekuencave dhe orbitës satelitore”.

“Procesi i koordinimit për të marrë të njëjtin pozicion në orbitë në shërbimin satelitor fiks dhe atë të transmetimit ishte i gjatë, por në fund NE JA DOLËM ME SUKSË. Sot edhe Maqedonia e Veriut ka vend në ORBITË. Pozicioni ynë që nga sot është i sigurt në orbitë dhe hapi tjetër është lançimi i Satelitit!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Arritja e dytë për vendin tonë është Dividendi Digjital 3. Me këtë të fundit ne lirojmë hapësirën e frekuencave për gjeneratën e gjashtë të rrjeteve celulare (6G) në brezat e frekuencave më të ulëta. Sot, vende nga e gjithë bota u mblodhën në Dubai, në Konferencën Botërore të Radio Komunikacionit të ITU (WRC-23) për të përcaktuar transformimin digjital të botës që është në zhvillim e sipër”, bëri të ditur Aliu.

Aliu: Tani edhe Maqedonia e Veriut ka vend në orbitë, hapi tjetër është lançimi i satelitit shkruan Telegrafi.