Nga Alternativa kërkojnë që Qeveria të mbulojë shpenzimet e qytetarëve për nxjerrjen e dokumenteve me emrin e ri të shtetit si dhe për ndërrimin e targave të veturave.

“Alternativa i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, por edhe Ministrisë së Financave, që të gjejnë zgjidhje dhe të mos i ngarkojnë qytetarët me barrë përtej mundësive dhe detyrimeve të tyre”.

“Në të kundërtën, në këtë vjeshtë, kur ngrihen çmimet, kur rriten faturat e energjisë elektrike, të shtohet edhe ky ndëshkim për qytetarët, kjo nuk është vetëm skandaloze dhe e turpshme, por edhe rrënuese për ekonominë familjare të qytetarëve tanë”, theksojnë nga Alternativa.

Ndryshe, afati i fundit deri kur do të vlejnë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit është 12 shkurti 2024.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Alternativa: Qeveria të mbulojë shpenzimet e qytetarëve për nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit appeared first on Telegrafi.