Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup nuk e sheh të arsyeshme të komentojë vizitën e para disa ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, pasi që siç thonë prej atje, “ngjarjet i kemi parë si të padobishme”.

“Ngjarjet i kemi parë si të padobishme dhe ju referojmë për koment në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë”, thonë nga ambasada amerikane për portalin Indeks.mk.

Albin Kurti javën e kaluar ka qëndruar për vizitë jozyrtare në vend pa takime me kreun shtetërorë, por me aktivitete të përbashkëta me kryetarët e komunave të Çairit dhe Tetovës- riemërtimin e rrugës “Adem Demaçi” në komunën e Çairit dhe vizitë në fshatin Vicë të komunës së Tetovës. Vizita shkaktoi një sërë reagimesh në opinion, ndërsa kryetarët e komunave Bilall Kasami dhe Visar Ganiu morën kallëzime penale për atë se nuk kanë respektuar simbolet shtetërore gjatë vizitës së Kurtit.

The post Ambasada amerikane në RMV për vizitën e Kurtit: Ngjarjet i kemi parë si të padobishme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";