Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian.

Në komunikatë përshëndetet përparimi në disa fusha, si harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, digjitalizimi dhe forcimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Megjithatë, Këshilli shpreh shqetësim për mungesën e rezultateve konkrete në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat mbeten pika më kritike. Ai bën thirrje për miratimin e një Kodi të ri Penal të harmonizuar me legjislacionin evropian, forcimin e Prokurorisë Publike dhe rezultate të matshme në hetime e gjykime për korrupsion në nivele të larta.

Këshilli thekson se përparimi drejt BE-së kërkon reforma të qëndrueshme, administratë profesionale dhe konsensus të gjerë politik për të siguruar stabilitet institucional dhe shfrytëzim të plotë të fondeve evropiane për vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";