Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer ka dhënë një deklaratë rreth çështjes së bllokadës që Bullgaria i bën Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

Sipas tij, bisedimet e vendit me BE-në do të fillojnë kur do të ketë një marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Geer deklaroi sot se rruga ku gjendet Maqedonia e Veriut është dykahëshe, dhe marrëveshja me Bullgarinë duhet të arrihet.

Ai shtoi se kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos vazhduar me zbatimin e reformave në vend, duke shtuar se sa më shumë që përparohet në këtë drejtim, aq më afër do të jetë vendi me BE-në.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Geer shton se e kupton mosdurimin sepse njerëzit dëshirojnë një çelje sa më të shpejtë të bisedimeve./Telegrafi/

Ambasadori Geer: Duhet të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë që të çelen bisedimet e RMV-së me BE-në shkruan Telegrafi.