Sot, më 18 janar 2021, Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dane Taleski, i ka dorëzuar letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

Ceremonia u mbajt në selinë e NATO-s, në pajtim me protokollet për mbrojtjen nga koronavirusi. Pas ceremonisë, vijoi takimi i Ambasadorit Taleski me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg.

“Me dorëzimin e letrave kredenciale edhe zyrtarisht fillon mandati i Ambasadorit Taleski si përfaqësues i parë i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që shteti ynë u bë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e NATO-s, me 27 mars të vitit 2020.

Anëtarësimi në NATO i Maqedonisë së Veriut është realizim i qëllimit strategjik dhe realizim i një prej prioriteteve më të rëndësishme të politikës së jashtme që kontribuoi drejt përmirësimit të stabilitetit dhe sigurisë, me ndikime pozitive të të gjithë rajonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anëtarësimi në NATO është vendim sovran i Republikës së Maqedonisë së Veriut e përpiluar me vendim unanim të Kuvendit në vitin 1993, për të cilin gjithmonë ka ekzistuar konsensus i fortë dhe i gjerë ndëretnik si dhe mbipartiak”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

Ambasadori Taleski i dorëzoi letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg shkruan Telegrafi.