Më 11 qershor, Setsuko Kavahara, ambasadore e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, vizitoi qytetin e Tetovës për të marrë pjesë në ceremonitë e pranim-dorëzimit të dy projekteve.

Në Universitetin e Evropës Juglindore, ambasadorja Kavahara u mirëprit nga rektori i tanishëm Abdylmenaf Bexheti, rektori i sapozgjedhur Sadudin Ibraimi, dhe Elmedina Abdullai, drejtoreshë e bibliotekës.

Siç njoftojnë nga ambasada, Biblioteka Max van der Stoel është përfituese e projektit “READ Japan 2025”, me të cilën u siguruan gati 200 libra mbi tema të ndryshme që përfshijnë Japoninë tradicionale dhe atë moderne, ekonominë, diplomacinë, sigurinë, shkencën, letërsinë, anime-n, historinë dhe filozofinë.

“Shtrirja është jashtëzakonisht e gjerë dhe përfshin disa klasike nga më të famshmet që konsiderohen si “lexime të domosdoshme” për ata që janë të interesuar të kuptojnë Japoninë. Projekti “READ Japan” dhuron libra që kanë të bëjnë lidhje me Japoninë për institucionet dhe bibliotekat në të gjithë botën. Me mbështetjen financiare nga Fondacioni Nippon, Fondacioni Tokio ka për detyrë ti koordinon këto projekte, të cilat synojnë të zgjerojnë qasjen në njohuri rreth Japonisë për studiuesit e rinj, liderët e opinionit dhe intelektualët. Këtë vit, institucionet mund të aplikojnë për projektin deri më 26 qershor 2025″.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të projektit në bibliotekë, ambasadorja Kavahara vizitoi Shkollën fillore “Kiril dhe Metodij”, e cila rinovoi me sukses dyert dhe dritaret e shkollës me një grant prej 77,188 EUR me anë të Grant programit për projekte të vogle dhe siguri njerëzore (GGP). Gjatë kësaj vizite të parë në Tetovë, ambasadorja Kavahara pati gjithashtu mundësinë të vizitonte Xhaminë e Larme”, thonë nga Ambasada e Japonisë.

The post Ambasadorja e Japonisë në Tetovë, merr pjesë në pranim-dorëzimin e dy projekteve appeared first on Telegrafi.