Në Kuvendin bullgar, kryetari i partisë “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, informoi se do të insistojnë që të mos nënshkruhet protokolli për heqjen e vetos për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, derisa të sqarohet dokumenti, siç thotë ai, “që e ka rishikuar Parisi”.

Propozimi i fundit i Francës për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është identik me atë fillestar që u votua në parlamentin bullgar, tha për “Euronews” ambasadorja franceze në Sofje, Florence Robin, përcjell “BNR”.

“Propozimi nuk ndryshon nga i pari dhe mbron plotësisht të drejtat e pakicave, përfshirë bullgarët, dhe nuk ka nevojë për një rishikim të ri”, tha diplomatja.

Të njëjtën gjë mbrëmë ka konfirmuar edhe ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadorja franceze në Sofje: Nuk ka ndryshim në propozimin e fundit shkruan Telegrafi.