
Më 10, 11 dhe 12 qershor në Teatrin e Tetovës do të shfaqet premiera e dramës “Anatomia e Revolucionit”, me regji të Butrint Pashës, e cila është e bazuar në veprën e 13 të Mike Barlett. Në këtë dramë do të luajnë aktorë të njohur të Teatrit të Tetovës.
Në njoftim nga Teatri i Tetovës thonë se kjo dramë shtron një pyetje të ngutshme dhe shqetësuese: Çfarë do të mund të ndodh pas hedhjes së bombës atomike, jo vetëm si armë, por si ide?
“Anatomia e Revolucionit” shqyrton peshën ekzistenciale të shkatërrimit, fuqinë e pranisë njerëzore, dhe tensionin filozofik mes qenies dhe asgjësë. Bomba atomike shfaqet si një forcë simbolike në rrëfim, ku ajo është një prani psikologjike dhe emocionale, një metaforë për një kërcënim të vazhdueshëm që ekziston në mendjet dhe ëndrrat e personazheve. Drama vë në pikëpyetje ideologjitë dominante—kapitalizmin, racionalizmin dhe marksizmin—duke ekspozuar kufizimet e tyre në arritjen e një lirie të vërtetë njerëzore”, thuhet në njoftim.
The post “Anatomia e Revolucionit”, premierë në Teatrin e Tetovës më 10 qershor appeared first on Telegrafi.