
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot nënshkroi urdhrin e tretë me të cilin ndalohen 42 lojëra të reja të fatit të paligjshme online, duke mbyllur kështu gjithsej 268 faqe interneti të lojërave të fatit të paligjshme.
“Dhe nuk po ndalemi, do të vazhdojmë. Ky është premtimi ynë që po bëhet realitet! Kjo është një luftë kundër një pandemie të organizatorëve të paligjshëm të lojërave të fatit që vjedhin nga qytetarët tanë, nga më të rinjtë, nga të pambrojturit. Prandaj, edhe një herë u bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të tërheqin mjetet që kanë depozituar në faqe të tilla për lojëra fati”, shkroi ministri Andonovski në Facebook.
Ai më tej shton se Ligji i ri për lojërat e fatit do të merret gjithashtu me reklamimin gjithnjë e më të pranishëm dhe prezantimin e rremë të organizatorëve të lojërave të fatit.
The post Andonovski: Ndalohen 42 faqe të reja online të paligjshme të lojërave të fatit, janë mbyllur gjithsej 268 faqe të paligjshme në internet appeared first on Telegrafi.