“Inteligjenca artificiale është teknologji revolucionare me potencial që t’i transformojë ekonomitë dhe shoqëritë. Por, nuk guxojmë të lejojmë që shpejtësia e saj e zhvillmit ta tejkalojë aftësinë tonë për menaxhim të përgjegjshëm”, theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në panel-diskutimin e sotëm me temë “Inteligjenca artificiale -revolucion, apokalips ose zhgënjim i madh?”, në kuadër të Impakt samitit që këtë javë mbahet nbë Bukuresht, Rumani.

Andonovski, në fjalimin e tij, foli për rëndësinë e zhvillimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, me këtë rast duke theksuar se Qeveria po punon në mënyrë aktive për ndërtimin e një kuadri ligjor, etik dhe teknologjik për përdorimin e sigurt dhe gjithëpërfshirës të inteligjencës artificiale në sektorin publik.

Ky botim i “Impakt Bukuresht” mblodhi së bashku një numër të madh liderësh botërorë, ekspertësh dhe vizionarësh nga fushat e teknologjisë, politikës dhe biznesit.

Në ngjarje mbajti fjalim dhe Mishel Obama, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Barak Obama, e cila foli për ndikimin e teknologjive të reja, lidershipin dhe inovacionin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";