Pendarovski do të garojë me Arben Taravarin për të kaluar në rrethin e dytë, thotë sekretari sekretari ndërkombëtarë, Stefan Andonovski nga OBRM-PDUKM.

“Mendoj se vendi i Stevo Pendarovskit në rrethinë e dytë nuk është i garantuar, sidomos për shkak të ndryshimit të shpeshtë të mendimit. Nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim dhe konsistencë në deklaratat e tij nga fillimi i mandatit e deri më sot, do të kishte mundësi serioze të ishte pjesë e rrethit të dytë”, tha Andonovski në “TV21”.

Sipas tij, anketat tregojnë se kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Siljanovska Dafkova do të shkonte në rrethinë e dytë me epërsi bindëse.

“Dallimi duhet të jetë mbi 80 mijë vota dhe them pse të mos arrijmë deri në 100 mijë vota”, shton Andonovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur se a presin edhe vota nga elektorati shqiptar, Andonovski tha se këtë pyetje duhet t’i parashtrohet kandidates Davkova dhe ekipit të saj./Telegrafi/

Andonovski: Pendarovski do të garojë me Taravarin për të kaluar në rrethinë e dytë shkruan Telegrafi.