Qeveria e RMV-së po përgatitet gjerësisht për të kryer një regjistrim të jashtëzakonshëm të popullsisë vitin e ardhshëm, konfirmoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse do të ketë një regjistrim të ri të popullsisë çdo pesë vjet, në vend të çdo 10, siç është rasti sipas standardeve botërore, do të varet nga arritja e një marrëveshjeje politike.
Qëllimi i qeverisë për një regjistrim të jashtëzakonshëm mbështetet edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të dy ditëve më parë, kur u shfuqizuan pjesë të metodologjisë për regjistrimin e vitit 2021 që i referohen popullsisë “rezidente” dhe “jorezidente”, të cilat ata i konsiderojnë si të papajtueshme me sundimin e ligjit.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi mundësinë e një regjistrimi të jashtëzakonshëm në seancën e pyetjeve parlamentare, në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mickoski gjithashtu aludoi për përgjegjësi të mundshme penale të koalicionit të mëparshëm qeverisës për metodologjinë e regjistrimit të zbatuar në mënyrë të paligjshme.
Me një vendim të Qeverisë prej dy muajsh më parë, Ministrisë së Transformimit Digjital iu dha detyrimi të formojë një grup pune prej rreth dhjetë institucionesh, përfshirë Entin Shtetëror të Statistikave, ministritë përkatëse, siç është Ministria e Brendshme, pastaj Drejtori për Udhëheqjen e Librave Amë… për të krijuar mundësi teknike dhe ligjore dhe ndërveprim të mjaftueshëm të të dhënave për të qenë në gjendje të organizojnë një regjistrim elektronik. Sipas standardeve botërore, organizimi i regjistrimit është çdo 10 vjet. Detyra jonë, sipas programit të Qeverisë dhe sipas programit zgjedhor të OBRM-PDUKM-së, është të jemi të përgatitur si institucione nëse lind nevoja për të organizuar një regjistrim të jashtëzakonshëm në vitin 2026. Tashmë janë kërkuar nominime nga të gjitha institucionet për të marrë pjesë në grupin e punës, por për shkak të festave, disa nga përfaqësuesit e institucioneve mungojnë. Presim që takimet e para të mbahen gjatë verës. Sipas asaj që tha Kryeministri, nëse ka nevojë për pastrimin e të dhënave dhe nëse përfshihen të gjithë aktorët politikë, institucionet duhet të jenë të përgatitura për të kryer regjistrimin”, thotë Andonovski për “Sloboden Peçat”.
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe zv. kryeministri Arben Fetai kërkuan përgjegjësi politike dhe penale për regjistrimin e vitit 2021./Telegrafi/
The post Andonovski: Qeveria por përgatitet për regjistrim elektronik të popullsisë për vitin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.