Angellov: 15 zjarre janë regjistruar në 24 orët e fundit, 7 janë aktiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

15 zjarre janë regjistruar në 24 orët e fundit, prej të cilëve 7 janë aktiv ndërsa të tjerët janë shuar ose janë nën kontroll. Aktiv janë zjarret në në komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës, në territorin e Komunës së Prilepit dhe Kavadarit, si dhe në territorin e Makedonski Brodit.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, terreni më i vështirë është në malin Goten. Mbrëmë në këtë zonë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar pothuajse plotësisht, por erërat e kanë aktivizuar përsëri.

“Është vënë nën kontroll të plotë, fatkeqësisht në disa vende zjarri tregon shenja të djegieve së rënda dhe përsëri kemi lëvizjen e tij në këtë krah drejt njërit prej këtyre fshatrave të Radovishit. Në vendngjarje, në anën e Radovishit është një helikopter i Ministrisë së Brendshme, i cili që nga orët e hershme të mëngjesit vepron duke mbushur ujë nga ana e fshatit Zreovë”, deklaroi Stojançe Angelov, drejtor i DMSH-së.

The post Angellov: 15 zjarre janë regjistruar në 24 orët e fundit, 7 janë aktiv appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy