Shoferi i cisternës së naftës që u përfshi nga flakët këtë mëngjes pasi doli nga rruga Gjevgjeli-Bogdanci, pësoi lëndime të lehta, ndërsa po vazhdon largimi i sigurt i karburantit të derdhur, kumtoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Ai më herët informoi se zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikësit, ndërsa për shkak incidentit komunikacioni në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci është ndërprerë.

“Në mëngjes, kamioni cisternë i cili transportonte 25 ton naftë doli nga rruga magjistrale Gjevgjeli-Bogdanci, pas çka erdhi deri te përmbysja e saj, ndërsa gjatë përmbysjes, erdhi deri tek shpërthimi i cisternës në të cilën ishin të depozituara këto 25 ton naftë. Nafta filloi të rrjedhë, deri te përplasja erdhi sipas të gjitha gjasave ndezja e saj, pas çka u ngrit tym i zi që shkaktoi alarm tek popullata lokale”, tha Angellovi në video deklaratë.

Angellovi thekson se menjëherë pas përmbytjes së cisternës, në vendngjarje dolën pjesëtarë të MPB-së, ndërsa të pranishëm ishin edhe inspektorë nga DMSH dhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";