Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se do ta pranonte vendimin e Qeverisë në rast se vendoset që ai të shkarkohet nga ky post.

Angellov tha se partia e tij “Dinjiteti”, pa marrë parasysh vendimin e Qeverisë, do të dalë nga koalicioni qeverisës dhe do t’i bashkëngjitet koalicionit të OBRM-PDUKM-së.

“Për hir të së vërtetës, kryeministri Talat Xhaferi dje pasdite më telefonoi, biseduam dhe më njoftoi për qëllimin e tij se do të nisë iniciativë për shkarkimin tim. Këtë e pranoj, është normale, bëhet fjalë për manovrim normal politik, marrë parasysh se po e braktisim koalicionin qeverisës. Deklaratën e tij që duhet të takohemi e kam parë më vonë, nëse më kërkon, me siguri që do të takohem, ai është kryeministër i Qeverisë.

Unë jam drejtor i emëruar nga kjo Qeveri, por atë që dëshiron ai të më pyes ne e kemi thënë publikisht, që dalim nga koalicioni me LSDM-në, kjo është e pakontestueshme, dhe hyjmë në koalicion me OBRM-PDUKM-në”, tha Angellov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Angellov: Nëse më shkarkojnë do të pranojë vendimin shkruan Telegrafi.