Lideri aktual i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angellov thotë se nëse nuk kalon propozimi i vendimit të “Dinjiteti” për tejkalimin e problemit me 15 familjet e veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, ata do të largohen nga koalicioni i qeverisë.

“Në LSDM u bashkuam me një mendim dhe ide të pastër, kishte një atmosferë të mirë për zgjidhjen e problemeve, por dështuam.

Tani do të shohim nëse do të kemi sukses me OBRM-PDUKM-në për të arritur marrëveshje për kërkesat e familjeve të pakompensuara të veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, si dhe ndryshimin e Ligjit ekzistues për veteranët”, tha Angellov në “TV24”.

Ai ka theksuar se këtë ende nuk ia ka thënë kryesisë së LSDM-së, por është hera e parë që flet në një emision.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Angellov: Nëse nuk kalon propozimi për “branitellat” nuk do të jemi pjesë e koalicionit të LSDM-së shkruan Telegrafi.