Nga gjithsej nëntë zjarre të regjistruara në vende të hapura në mbarë vendin, pesë zjarre janë aktive edhe atë zjarri në komunën Dojran në fshatin Nikoliq, në fshatin Krushjë të Velesit, zjarri në komunën Makedonski Brod ndërmjet fshatrave Creshovë, Llokvicë, Karpë dhe Sllatinë, më tutje zjarri në komunën Gazi Babë në fshatin Rashtak drejt Lubotenit, si dhe zjarri në komunën Saraj.

Siç informuan sot në konferencën e përbashkët për media drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në zjarrin në fshatin Nikoliç të Dojranit po intervenojnë Njësia Zjarrfikëse e Vallandovës, dy Er traktorë të DMSH-së dhe shoqata zjarrfikëse vullnetare e Dojranit. Në zjarrin në fshatin Krushjë, të Velesit, ishte theksuar se përveç Njësisë Zjarrfikëse – Veles, intervenojnë edhe 30 pjesëtarë të Armatës, përderisa, në zjarrin në Makedonski Brod intervenoi Njësia Zjarrfikëse dhe NP Rrugët e Maqedonisë.

Në lidhje me atë se për sa sipërfaqe të pyllit të djegur bëhet fjalë në zjarret e deritanishme aktive, drejtori i DMSH-së, Angellov, thotë se përgjigjen më të mirë të kësaj pyetje mund ta japin kompetentët nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare”.

Pjesa më e madhe e zjarreve, Angellovi theksoi se po zhvillohen në terrene vështirë të arritshme, ku para së gjithash, rritet pyll i degraduar, pyll i vegjetacionit të ulët dhe gjemba, por, gjithashtu, theksoi se një nga zjarret ka hyrë në pyll pjesërisht cilësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Angellov: Për momentin po veprojnë dy “Air traktorë” mbi zjarrin në Dojran appeared first on Telegrafi.