“E kuptoj panikun tek qytetarët, por është armiku ynë dhe mund të shkaktojë vendime të këqija. U bëj thirrje qytetarëve të dëgjojnë autoritetet lokale ose kombëtare. Si shtet, ne kemi kontroll mbi të gjitha burimet, si lokale ashtu edhe kombëtare. Burimet nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme, por ne i përdorim ato në mënyrë optimale, aty ku është e nevojshme. Kriteri ynë numër një në përballjen me zjarret janë jetët njerëzore, dhe pastaj është prona e njerëzve”, tha sot udhëheqësi i Shtabit të përgjithshëm për menaxhim me kriza dhe drejtor i DMSH-së, Stojançe Angelov.

Ai në konferencë për shtyp informoi se sot janë regjistruar gjithsej 15 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat nëntë janë aktive dhe gjashtë janë vënë nën kontroll. Akoma më i vështiri për t’u shuar është zjarri në Goten, por edhe ai mbi fshatin Kjosivicë pranë Kamenicës maqedonase, ku një pyll me pisha është prekur pjesërisht dhe ka kapacitet të përhapet, si dhe zjarri në Çashkë pranë fshatit Oreshe, ku po digjet vegjetacion i ulët, por edhe pyll ahu.

Angellov kumtoi se para pak kohe para Sllovenia dhe Franca kanë dërguar ofera për ndihmë nga ekipe me ngaj 50 zjarrfikës dhe automjete speciale për shuarje të zjarrit. Ofertat po shqyrtohen dhe do të merret një vendim se si do të veprohet.

“Edhe pse temperaturat kanë rënë, ato janë ende të përshtatshme për zjarre. Qytetarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë”, tha Angellov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dje pati të paktën 51 zjarre në hapësira të hapura. Numri, vlerësoi drejtori i DMSH-së, është alarmues, ndërsa arsyet janë përmendur disa herë.

“Disa nga zjarret janë shkaktuar nga neglizhenca e qytetarëve, por për shumicën e tyre kemi indikacione, madje edhe prova, se janë ndezur qëllimisht. Motivet janë të ndryshme, ekonomike-kriminale. Dikush shpreson se do të mund të presë pyllin e djegur. Ekzistojnë edhe motive patologjike – piroman, por ata nuk do të ndiznin zjarr pranë një zone të populluar ku do të shiheshin, kapeshin, filmoheshin,… Disa nga zjarret janë në zona me pyje me cilësi të dobët dhe këtu nuk ka shpjegim logjik, kështu që motivet mund të supozohen”, tha Angellov.

Ai bën edhe një herë apel që të pastrohet rrethina e shtëpive dhe vilave të fshatit, të lërohen oborret dhe të krijohet një brez prej dheu, pa vegjetacion.

The post Angellov: Të gjitha vatrat janë nën kontroll, disa zjarre janë shkaktuar qëllimshëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";