Zjarri afër fabrikës Samokov është aktiv për ditën e dytë, por sipas informacionit të ndarë sot pasdite nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, nuk ka rrezik për fabrikën. Janë vënë nën kontroll tre degë të zjarrit.
“Drejtori i fabrikës dhe kryetari i Komunës së Makedonski Brod më informuan se nuk kishte nevojë që të operonte “traktori ajror”, i cili kishte qenë duke operuar në këtë segment përreth fabrikës gjatë gjithë ditës. Janë vënë nën kontroll tre degë të këtij zjarri të rëndë. Mbetet aktiv njëra degë dhe për të shmangur rrezikun për fshatin aty pranë, “traktori ajror” do të vazhdojë të operojë këtë pasdite për aq kohë sa e lejojnë kushtet”, informoi Angellov në deklaratën e tij të fundit.
Për shkak të zjarreve, Qeveria sot në seancë vendosi të shpallë gjendje krize në territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh.
The post Angellov: Zjarri afër fabrikës Samokov është aktiv, por nuk ka rrezik për objektin appeared first on Telegrafi.