
Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska – Bezhoska në Samitin Ballkanik të studentëve të mëparshëm, ka alarmuar se një nga pesë qytetarët e Ballkanit Perëndimor ka emigruar.
“Produktiviteti është afërsisht sa gjysma e nivelit të BE-së, se një në pesë qytetarë ka emigruar nga rajoni (sipas OECD-së) dhe se investimet janë të ulëta, si në sasi ashtu edhe në cilësi”, deklaroi Angellovska – Bezhoska.
Ajo vlerësoi se vetëm përmes bashkëpunimit rajonal do të mund të përshpejtohet rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse e vendeve të rajonit.
“Sa i përket tregtisë brenda rajonit, ajo është ende e ulët, me vetëm 11% të këmbimit të përgjithshëm tregtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2024”, raportoi Angellovska – Bezhoska, duke shtuar se të ardhurat në rajon janë ende më pak se gjysma e mesatares së Bashkimit Evropian.
The post Angellovska-Bezhoska: Një nga pesë qytetarët e Ballkanit Perëndimor ka emigruar appeared first on Telegrafi.