Në Shkup sot është hapur zyrtarisht konsullata e Maltës në Maqedoni, ndërsa me dekret të presidentit të Maltës, George Vela, Koço Angjushev është emëruar konsull nderi.

Emërimi i Angjushevit është miratuar nga Qeveria e Maltës dhe miratimet përkatëse janë dhënë nga Qeveria e Maqedonisë.

“Do të jetë një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të jem konsull nderi në vendin tonë Maltë, që është anëtare e Bashkimit Evropian. Malta, edhe pse e vogël me një popullsi prej rreth 460.000 banorësh, është një vend ekonomikisht shumë i zhvilluar nga i cili kemi shumë për të mësuar.

Bashkëpunimi dhe tregtia me Maltën është në nivel shumë të ulët dhe do të jetë sfidë për mua që të punoj në rritjen e aktiviteteve kryesisht ekonomike”, tha Angjushev me rastin e hapjes së zyrës së konsullatës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Angjushev emërohet konsull nderi i Maltës shkruan Telegrafi.