Shtetet e Bashkuara e kanë futur në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Ndërsa ishte zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare në favor të interesave të tij private të biznesit, duke ulur besimin e publikut në Maqedoninë e Veriut në institucionet dhe proceset publike.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara mbështesin ata në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Kjo riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe zvogëlon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të popullit të tyre”, tha Departamenti i Shtetit. Gjithashtu në këtë listë ndodhet edhe gruaja e tij Elizabeta dhe fëmijët Angel dhe Ognen nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Përveç Angjushevnit më herët në listën e zezë nga Maqedonia u shtuan, Sergey Samsonenko, Ramiz Merko dhe Jordan Kamçev dhe familjarët e tyre. Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë./Telegrfai/

Angjushev në listën e zezë amerikane shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";