Ndërrmarja Hekurudha-Transport do të anulojë linja të reja, gjëgëjsisht do të anulohet linja Shkup-Manastir-Shkup, që do të thotë do të kenë vetëm një herë në ditë tren prej në Shkup për në Manastir.

Kështu që nga e mërkura udhëtarët nuk do të mund të përdorin trenat që nisen nga Shkupi për në Manastir në 6:53 dhe 20:05, si dhe nga Manastiri për Shkup që nisen në 12:48 dhe 18:24.

Treni për Shkup dhe Manastir është më i shfrytëzuar sipas numrit të udhëtarëve të transportuar, dhe pritet që ky vendim i Hekurudhave-Transport të shkaktojë pakënaqësi sidomos te qytetarët e Prilepit dhe te popullata e rajonit të Azotit, i cili nuk ka asnjë formë tjetër për transport për në Prilep, Veles dhe Shkup përveç se tranporti me tren.

Ndryshe para disa muajve janë anuluar edhe linjat e trenit Shkup-Kumanovë-Tabanovcë-Shkup. Ky anulim ka hyrë në fuqi më 4 janar të këtij viti dhe që nga atëherë e deri më sot banorët e rajonit të Kumanovës nuk kanë si të udhëtojnë me tren për në kryeqytet. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anulohen linjat e trenit Shkup-Manastir, nga 25 tetori treni do të qarkullojë vetëm një herë në ditë shkruan Telegrafi.