Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila duhej të shqyrtonte propozimin për shkarkim nga pozita e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, të paraqitur nga Qeveria.

Seanca, siç informoi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit mungesës së tre anëtarëve, për çka opinioni do të informohet më tutje.

Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski, është pika e dytë e rendit të ditës në seancën e 22-të, e cila fillimisht ishte caktuar për 18 mars, por Këshilli e shtyu për shkak të zisë shtatëditore të shpallur pas tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Afatet për shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e Kocevskit janë ende në rrjedhë dhe Këshilli do të duhet të shqyrtojë propozimin më së voni javën e ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se procedura për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski do të ndërpritet./Telegrafi/

The post Anulohet seanca për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski appeared first on Telegrafi.