Aparat i ri EHO për diagnostifikim të shpejtë në Spitalin Gjinekologjik në Çair

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spitali gjinekolojik “Nëna Terezë” në Çair u bë me aparat të ri EHO, me çka dukshëm përmirësohet diagnostikimi tek gratë shtatzëna dhe pacientet me probleme gjinekologjike, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje transmetojnë se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës në spital, theksoi se me aparaturën e re përforcohet kujdesi për shëndetin e grave, mu atje ku është më se i nevojshëm.

“Me aparaturën e re po e forcojmë kujdesin për shëndetin e grave, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme. Ky hap i rëndësishëm u mundësua me mbështetjen e SHA MEPSO, e cila siguroi mbi 2.7 milionë denarë, si dhe me mjete të veta në vlerë prej 800 mijë denarësh nga Spitali Special për Gjinekologji “Nëna Terezë”–Çair. Një falënderim i madh për MEPSO si kompani shoqërisht përgjegjëse, dhe për drejtorin Burim Latifi, me të cilin sot së bashku vizituam spitalin. Pas çdo aparati qëndron kujdesi për çdo grua, për çdo nënë shtatzënë, për çdo jetë të re”, deklaroi ministri Aliu gjatë vizitës në këtë institucion shëndetësor

The post Aparat i ri EHO për diagnostifikim të shpejtë në Spitalin Gjinekologjik në Çair appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy