Një shtetas serb është arratisur nga Qendra për të Huaj në Gazi Babë. Bëhet fjalë për shtetasin serb me inicialet M.G, i lindur në vitin 1987.

Autoritetet vendase duhej ta ekstradonin në Gjermani, pasi atje është i dënuar me 15 vjet burg. 35 vjeçari është arratisur një ditë më parë nga qendra për të huaj ndërsa mungesën e tij e ka vërejtur nëpunësi policor.

Gjatë kontrollit të dhomave, respektivisht dhomës numër 3 ku ishte vendosur shtetasi serb, polici ka vërejtur mungesa e tij dhe më pas është konstatuar se grilat në dritaren e dhomës kanë qenë të prera.

Arratiset shtetasi serb nga Qendra për të Huaj në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";