Nëpunësit policor në SPB Kumanovë dhe Sektori për polici kriminalistike, më 02.02.2021, rreth orës 04:00 në qendrën tregtare në Kumanovë, e kanë arrestuar A.M.(40) nga Kosova gjatë përpjekjes që me dhunë të grabisë shumë të madhe të parave nga bankomati i vendosur në qendër tregtare.

Siç njoftojnë nga MPB, pas ndërmarrjes së aktiviteteve, në lidhje me këtë vepër penale, në vendkalimin kufitar në Jazhincë është arrestuar F.L. (42), B.H. (39) dhe B.A.(50) të gjithë nga Kosova.

Kundër të arrestuarve është parashtruar kallëzim penal deri te Prokuroria përkatëse në Kumanovë, ndërkaq nga gjykatësi i procedurës paraprake u është caktuar masa e paraburgimit.

Arrestohen disa persona nga Kosova, grabisnin bankomate në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";