MPB Maqedoni informon se më 16.05.2023 rreth orës 23:15, zyrtarë policorë në zonën e Gjorçe Petrovit, kanë privuar nga liria I.A.(35) dhe B.S.(34), të dy nga Shkupi.

“Pasi zyrtarët policorë kanë ndalur veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.A., në të cilën pasagjer ishte B.S, gjatë kontrollit në të kanë gjetur 3 armë zjarri, përkatësisht pistoleta “Zastava M57”, me kornizë municioni”.

“Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit nga ana e zyrtarëve policorë kundër tyre me procedurë të shpejtë do të parashtrohet kallëzim penal, më pas do të nxirren para gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Arrestohen dy persona në Shkup, policia u gjen armë zjarri shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";