Policia e Maqedonisë dje ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë të cilët qëndronin ilegalisht në vendin tonë.

“Mbrëmjen e djeshme (8-korrik) rreth orës 22:20, në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, në lokalitetin “Livadhet e Senës”, policia nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat A.Ç. (29) dhe një 17-vjeçarë, të dy nga Republika e Shqipërisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, ku kanë qëndruar të paregjistruar dhe nuk kishin dokumente identifikimi”, thonë nga MPB.

Pas arrestimit, shtetasit shqiptarë u dorëzuan në Stacionin e Policisë së Dibrës për procedime të mëtejshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, qëndronin ilegalisht në Maqedoni shkruan Telegrafi.