Në orët e para të ditës së sotme policia ka arrestuar dy shtetas të Turqisë në Qendër të Shkupit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, tek të njëjtit është gjetur një armë dhe gjësende të cilat dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale.

“Sot (25.02.2024) në ora 02:15, efektivët e policisë nga SPB-Shkup, në zonën e Qendrës kanë privuar nga liria I.G.(28) dhe O.G.(21), të dy nga Republika e Turqisë, për shkak se iu gjet një armë “Glock” në posedim të tyre dhe sende të tjera që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv

The post Arrestohen dy shtetas të Turqisë në qendër të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";