Prokuroria Themelore Publike informon se pas procedurës hetimore, ka dorëzuar akt prokuror kundër katër personave për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Njëri nga të akuzuarit ndiqet edhe për veprën penale “përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për katër persona (tre meshkuj dhe një femër), në lidhje familjare, të cilët në një auto-servis në Gjorçe Petrov kanë mbajtur 133 kg marihuanë, prej së cilës më 2 maj kanë ndarë në paketime 99.6 kg për shitje.

“Në të njëjtën ditë, bashkërisht kanë organizuar bartjen e marihuanës, duke lëvizur me tre vetura njëra pas tjetrës – automjeti i parë për njoftuar nëse ka patrulla policore, automjeti i dytë me drogë dhe vetura e tretë për mbrojtje. Kur policia i urdhëroi të ndalonin në rrugën ‘Skupi’, vetura e parë nuk ndaloi fare dhe i akuzuari u largua. Dy mjetet e tjera janë ndaluar menjëherë dhe gjatë kontrollit janë gjetur kutitë me drogë. Pas kontrollit në servisin e makinave, është gjetur pjesa tjetër e marihuanës, por janë gjetur edhe katër fishekë, të cilat njëri nga të pandehurit i mbante pa leje”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas privimit nga liria të katër të të akuzuarve, me sugjerim të prokurorit publik u është caktuar masa e arrestit. Me ngritjen e aktakuzës, prokurori publik ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit, sepse ende ekzistojnë bazat ligjore – rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

The post Arrestohen katër persona në Maqedoni, akuzohen për tregti me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.