Policia e Maqedonisë së Veriut parashtroi kallëzim penal kundër B.Xh (37/0, D.L.R (19) dhe D.L.A (56) të gjithë nga Italia për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale gjueti ilegale.

Nga policia shtojnë se kallëzim penal i është parashtuar edhe një shtetasi nga Shqipëria për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale ndihesë.

“Më 12.12.2022, tre të pandehurit e parë janë denoncuar se po lëvizin në automjet me tabela italiane në rrugën mbi fshatin Gjurgjevishtë që çdo te kanali i ujërave të Sharrit. Më pas, në automjet janë gjetur tre qen gjuetie dhe po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar pushka gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për gjueti ilegale në territorin e një parku nacional dhe ndaj tyre parashtroi kallëzim penal për veprat e sipërpërmendura./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arrestohen tre shtetas të Italisë për gjueti ilegale në Gostivar appeared first on Telegrafi.