MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:50 policia ka arrestuar 27-vjeçaren S.P. nga fshati Mralinë i komunës së Ilindenit.

Ajo dyshohet se po të njëjtën ditë rreth orës 15:00 ka marrë para nga shtëpia e I.P. me adresë në rrugën “Pero Nakov”. Policia ka gjetur paratë tek 27-vjeçarja.

“Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas kontrolleve është konstatuar se më herët rreth orës 12.00, babai i saj S.P. (53) ka raportuar në komisariat se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Arrestohet 27-vjeçarja nga Shkupi, policia i gjen para të vjedhura shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";