Në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar për një rast kanoseje të një 62 vjeçari ndaj bashkëshortes së tij.

Rastin e kanë konfirmuar dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“MPB njofton se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar një 62-vjeçar nga një fshat i Gostivarit pasi i njëjti është sjellur në mënyrë agresive dhe ka kanosur gruan e tij”, thuhet në njoftim.

“Në një fshat të Gostivar, dje në orën 20:00, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.F. (62 vjeçar) për sjellje agresive dhe kanosje ndaj gruas së tij 60-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë dorëzimi i kallëzimit përkatës”, shtojnë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestohet 62 vjeçari nga Gostivari për sjellje agresive dhe kanosje ndaj gruas shkruan Telegrafi.