Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Velesit, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vjedhje të energjisë elektrike.

Personi në fjalë është dorëzuar në burgun e Idrizovës.

“Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles e kanë privuar nga liria personin E.R. (44) nga Velesi. Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimin me burg për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror” nga neni 235-a i Kodit Penal. Personi është dërguar në burgun “Idrizovë” për vuajtje të dënimit”, shtojnë nga MPB.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arrestohet banori i Velesit, i dënuar për vjedhje të rrymës elektrike appeared first on Telegrafi.