MPB këtë mëngjes e ka arrestuar Dragi Rashkovskin dhe e kanë dërguar në gjykatë, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon paraburgim për të.

Së bashku me Rashkovskin është arrestuar edhe Daniell Stançeski, pronar i kompanisë “Ivonka Group”. Paraburgimi kërkohet për shkak të lëndës që e ka hapur Prokuroria, në lidhje me blerjen e një softveri që nuk është shfrytëzuar kurrë.

Prokuroria nëpërmjet një kumtese e ka konfirmuar kërkesën për paraburgim dhe hapjen e lëndës ndaj Rashkovskit dhe tre personave tjerë.

Rashkovski para disa ditësh dha dorëheqje nga funksioni i sekretarit për monitorim dhe ndihmë të institucioneve për realizimin e programit të Qeverisë dhe projekteve strategjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Zoran Zaev e pranoi dorëheqjen e tij./Telegrafi/

Arrestohet Dragi Rashkovski, Prokuroria kërkon paraburgim shkruan Telegrafi.