Gazetari Furkan Saliu është arrestuar sot nga njësia speciale e policisë, njofton PortaliX.

Sipas raportimit të PortaliX, ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – K.F. Kumanova, ndeshje në kuadër të Ligës së Tretë të vendit.

“PortaliX konsideron se veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe tentim qyqar për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX”, thuhet në reagimin e PortaliX, portal ku është bashkëthemelues edhe Saliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar duke thënë se me këtë shkelet fjala e lirë dhe liria e punës së gazetarëve. Nga MPB në raportin e dërguar mediave kanë thënë se Saliu dhe të ndaluarit tjerë kanë penguar policinë në kryerjen e detyrës. /Telegrafi/

Arrestohet gazetari Furkan Saliu, reagon SHGM shkruan Telegrafi.