
Policia austriake ka arrestuar një 18-vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, i dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist. Besohet se adoleshenti është mbështetës i organizatës terroriste islamiste Shteti Islamik (ISIS). Sipas mediave austriake, ai tashmë kishte hulumtuar plane për sulme kundër shoqërisë perëndimore, bëri të ditur të martën Drejtoria e Policisë Rajonale në Austri.
Hetimi është nisur pas një sinjalizimi nga jashtë vendit. Sipas informacioneve, i riu kishte kërkuar në internet të dhëna për ndërtimin e bombave dhe skenarë të mundshëm për sulme. Adoleshenti me origjinë nga Maqedonia ka lindur në rajonin e Shtajermarkut.
Prokuroria në Leoben ka urdhëruar arrestim urgjent për shkak të dyshimeve të bazuara se po planifikonte një akt terrorist.
Pas marrjes në pyetje, 18-vjeçari është transferuar në njësinë e paraburgimit në Leoben.
The post Arrestohet një 18-vjeçar me origjinë nga Maqedonia në Austri, planifikonte sulm terrorist appeared first on Telegrafi.