Policia mbrëmë e arrestoi një 53-vjeçar nga Shkupi në vendkalimin kufitar Tabanoc në automjetin e së cilit janë gjetur 23 monedha të vjetra dhe rreth 12 mijë euro.

“Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për vendkalimin kufitar Tabanocë sot në orën 00:25 e kanë privuar nga liria Z.T. (53) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ndodhet në listën e ndalimeve të Qendrës rajonale të punëve kufitare Jug, pas çka, me urdhër gjyqësor, në bashkëveprim me nëpunësit kufitar është kryer kontroll i automjetit “mercedes” me targa holandeze, të cilin e ka drejtuar.

Më pas, në automjet janë gjetur dhe janë marrë 23 monedha të vjetra të ndryshme dhe 11.800 euro”, njoftojnë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arrestohet një 53-vjeçar në Tabanoc, i gjenden monedhe të vjetra appeared first on Telegrafi.