Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar një grua e kërkuar me fletëarrest.

“Sot 21.10.2021, në ora 16:30 nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjorçe Petrov, në qendër tregtare në Gostivar është arrestuar S.R (42) nga fshati Çajlan të Shkupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se ajo është kërkuar me fletëarrest nga Gjykata Penale për mbajtjen e dënimit prej 12 viteve.

Nga policia theksojnë se ajo është dërguar në ENP “Idrizovë” për vuajtjen e dënimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestohet një grua në Gostivar, është kërkuar me fletarrest për 12 vjet burg shkruan Telegrafi.