SPB Tetovë informon se mbrëmë (12.04.2021) rreth orës 23:00, në parkingun e një kompanie në fshatin Poroj të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë të SPB – Tetovë kanë arrestuar 31-vjeçarin A.B. nga Poroji.

Gjatë kontrollit në veturën e tij “Hammer” me targa të Tetovës të cilën ai e ka drejtuar janë gjetur 100 pako me madhësi të ndryshme kokainë dhe 9 pako marihuanë, dy peshore digjitale dhe dy telefona celularë.

“A.B gjatë kontrollit ka treguar sjellje agresive ndaj policëve dhe të njëjtit i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe vetura e tij është konfiskua me vërtetim ekzaminim, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, informojnë nga SPB-Tetovë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Arrestohet një person në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike shkruan Telegrafi.