Prokuroria Themelore Publike Gostivar parashtroi aktakuzë kundër një personi nga Dobërdolli i cili akuzohet për veprën penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organet kompetente”.

Sipas prokurorisë, i akuzuari 33 vjeçar, në objekt të vendosur në shtëpinë e familjare në pronësi të atit të tij në Dobërdoll ka organizuar lojëra të fatit “Keno” pa pasur dokumentacionin e parashtresë, respektivisht pa leje nga organet kompetente.

“Gjatë kontrollit mr 25 shkurt, zyrtarët policorë ia kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pajisjen e instaluar për lojëra të fatit”, njoftojnë nga PTHP Gostivar./Telegrafi/

Arrestohet një person nga Dobërdolli i Gostivarit për organizim ilegale të lojërave të fatit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";