Më 11.10.2021 në ora 21:50 policët e Stacionit Policor Gazi Babë në bazë të urdhrit gjyqësor e kanë privuar nga liria O.A.(27) nga fshati Gërçec i Komunës së Sarajit.

Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai është kërkuar me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej tre vjetësh e gjysmë për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor” në bazë të nenit 131 të Kodit Penal.

Ai është dërguar në Burgun e Idrizovës për të mbajtur dënimin.

Arrestohet një person nga Gërçeci i Sarajit, kërkohej me fletarrest shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";