Një 52-vjeçar nga Veleshta është burgosur pasi dyshohet se ka sulmuar një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.

“Më 29 shkurt, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strugë, e cila i ka kërkuar që ta fikë cigaren. Ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelma në bark, pas së cilës është larguar me vrap”, shkruhet në njoftom.

Ai u gjet dhe u burgos të nesërmen. Duke pasur parasysh se kjo sjellje e të dyshuarit vërteton rrezikun që ai të ikë sërish për të shmangur ndjekjen penale, dhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë infermieren, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për përcaktimin e masën e paraburgimit. /Telegrafi/

The post Arrestohet një person nga Stuga, ka sulmuar infermieren appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";